
Mosha 1–6 vjeç
Stimulim i hershëm
Mbështetje për hapat e parë të zhvillimit, përmes lojës dhe bashkëpunimit me prindërit.
45–50 minuta
Njihuni me shërbimin : Stimulim i hershëmShërbimet · Gjilan, Kosovë
Nga hapat e parë të zhvillimit te mbështetja për prindërit. Njihuni me mënyrën si punoj dhe zgjidhni shërbimin për të cilin dëshironi të mësoni më shumë.

Mosha 1–6 vjeç
Mbështetje për hapat e parë të zhvillimit, përmes lojës dhe bashkëpunimit me prindërit.
45–50 minuta
Njihuni me shërbimin : Stimulim i hershëm
Mosha parashkollore dhe shkollore
Objektiva të vegjël dhe punë individuale, të lidhura me nevojat e fëmijës në përditshmëri.
Punë individuale
Njihuni me shërbimin : Terapi zhvillimore
Lojë e strukturuar
Hapësirë për të shprehur nevojat, për të njohur emocionet dhe për të ushtruar ndërveprimin.
Punë individuale
Njihuni me shërbimin : Aftësi sociale dhe emocionale
Për prindër dhe familje
Një bisedë e përqendruar te familja, për ta mbështetur fëmijën edhe jashtë seancës.
Në zyrë ose online
Njihuni me shërbimin : Këshillim për prindërNjë udhëzues i thjeshtë
Nëse pyetja është për komunikimin, lojën, zhvillimin, lëvizjen ose ndërveprimin, biseda e parë ndihmon të dallojmë nëse stimulimi i hershëm, terapia zhvillimore apo puna sociale-emocionale është pikënisja më e përshtatshme.
Nëse kërkoni të kuptoni një situatë, të krijoni një rutinë më të qëndrueshme ose të bashkërendoni qasjen në familje, këshillimi për prindër mund të zhvillohet edhe pa praninë e fëmijës.
Asnjë nga këto shërbime nuk vendos diagnozë mjekësore ose zhvillimore. Kur nevojitet vlerësim i specializuar, familja orientohet te pediatri, logopedi, audiologu, fizioterapisti, terapisti okupacional ose profesionisti tjetër përkatës.
Përgjigjet më të shpeshta që marr nga prindërit para seancës së parë.
Është një ndërhyrje e specializuar që nxit zhvillimin kognitiv, gjuhësor dhe social. Fokusi bie mbi aftësitë motorike, vëmendjen dhe ndërveprimin me mjedisin rrethues.
Prindi është partneri kryesor. Ju informoheni për progresin dhe udhëzoheni si t'i vazhdoni ushtrimet në kushtet e shtëpisë.
Seanca e parë shërben për njohje: fëmija luan dhe ndihet i qetë, ndërsa unë bisedoj me prindërit mbi rrugëtimin e zhvillimit. Pas kësaj vendosim bashkë objektivat e punës.
Nuk ka kohëzgjatje të caktuar — çdo fëmijë ka ritmin e tij. Progresi vlerësohet periodikisht dhe qëllimi është pavarësia dhe integrimi i plotë në përditshmëri.
Rezervoni seancën e parë dhe flasim bashkë për nevojat e fëmijës tuaj.